Çmenduria/ Futja në fushë kthehet në trend, pas djalit dhe nuses hyn ... nëna
Të gjithë e mbani mend Kinsey Wolanski, bukuroshen seksi që u fut në fushë gjatë finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpool dhe Tottenham Hotspur.
Që prej asaj kohe, 22 vjeçarja ka marrë një "BUUM" ndjekësish në rrjetet sociale. Por, bëmat e amerikanes nuk ishin mbyllur me kaq. 22 vjeçarja synoi që të futej edhe në finalen e Kupës së Amerikës, por dështoi.
Gjithsesi, historia e "pushtimeve" të fushave të sportit nuk ndalet këtu. Së fundmi është vjehrra e ardhshme e Kinsey, Elena Zdorovetskiy për tu futur në fushë. Ish-modelja e bëri këtë në finalen e Kupës së Botës së Kriketit.
Edhe pse ndërhyrja e punonjësve të sigurisë ishte e shpejtë, reklama për faqen në "Youtube" të djalit të saj nuk mungoi. Ndërkohë, veprimi është kapur nga kamerat, ku Wolanski dhe Vitaly e përshëndeten në rrjetet sociale.
"Nëna ime po luan Kupën e Botës së Cricket. Çfarë legjende!"-shkruan Vitaly në "Instagram".
MOST BAD ASS MOM EVER #CWC19Final #vitalyuncensored pic.twitter.com/QXsxOdgyQS
— Kinsey wolanski (@KinseyWolanski) July 14, 2019