Gareth Bale i ka ditët e numëruar në "Santiago Bernabeu". Sulmuesi uellsian ka dalë jashtë pritshmërive të klubit të Realit të Madridit, i cili e shikon shitjen e 29 vjeçarit si opsionin e vetëm për të shpëtuar prej tij.

Por fakti që nuk preferohet nga Zinedine Zidane nuk bind asnjë skuadër tjetër. Gjithsesi, ofertat për të nuk mungojnë. Më i interesuara duket se është ish-skuadra e tij, Tottenham Hotspur.

"Gjelat" janë të gatshëm ta huazojnë fillimisht Bale, me opsion për blerjen përfundimtare të tij. Sipas mediave spanjolle dhe angleze, huazimi i Bale do i kushtojë Tottenham të paktën 13 milionë euro.

Shifër që pritet të bind Realin e Madridit, që 6 vite më parë e bleu nga Tottenham për shifrën e 102 milionë eurove.

/Ora News.tv/