"Çmendet" Reali, 150 milionë euro për yllin e Premier League

"Çmendet" Reali, 150 milionë euro për yllin e Premier

Real Madridi është serioz për Paul Pogba. Mesfushori francez nuk ka gjetur akordin me drejtuesit e Manchester United për të rinovuar kontratën dhe "Los Blancos "duan të përfitojnë.

Sipas "El Confidencial", presidenti, Florentino Perez është gati të ofrojë deri në 150 milionë euro për të bindur Manchester Unitedin që të lirojë mesfushorin francez, i cili gjithashtu ka tërhequr interesin e ish-klubit të tij, Juventus.

Pas largimit nga klubi të Jose Mourinho, Pogba u rikthye në formën e  tij më të mirë duke shënuar gola vendimtar për "djajtë e kuq". Por shpërthimi nuk zgjati shumë dhe forma e tij ka rënë ndjeshëm që kur trajneri norvegjez Solskajer u emërua trajner i përhershëm i Manchester United.

Sipas "Le Parisien", marrëdhënia e tyre ka humbur shkëlqimin dhe është venitur. Ky lajm ka alarmuar Real Madridin dhe "Zonjën e Vjetër", teksa janë të gatshëm të nënshkruajnë me fituesin e Kupës së Botës.

Kur Solskjaer mori për herë të parë drejtimin e klubit në fund të dhjetorit, Pogba u rikthyer në nivelin e tij më lartë, duke shënuar 9 gola në 12 ndeshjet e para të norvegjezit.Por tani nuk ka shënuar që nga fillimi i shkurtit.

Zidane ka pranuar haptazi se do të donte të nënshkruante me Pogba dhe Juventusi gjithmonë ka qenë i lidhur me ri-nënshkrimin e mesfushorit.

Merkato e verës pritet e nxehtë për "Djajtë e kuq" me Realin dhe juven që do të rivalizojnë fortë për të siguruar shërbimet e francezit,

EMISIONET