Reali i Madridit pritet t'i nënshtrohet një revolucioni të vërtetë në merkaton e verës. Skuadra "Los Blancos" nuk fitoi asnjë trofe në sezonin që po përgatitemi të mbyllet dhe kjo për shkak të pakënaqësive në ekip.

Një prej futbollistëve që ka shkaktuar trazira te ekipi spanjoll është uellsiani, Gareth Bale, ndërkohë që sulmuesit pritet t'i bashkohen edhe dy mesfushorët, Toni Kross dhe Isco.

Por, treshja e futbollistëve nuk pritet të ndahen, pasi interes për ta ka shfaqur PSG. Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze, me drejtorin sportiv, Antero Henrique që ka nisur kontaktet e para me futbollistët.

Sipas "Le Parisien", PSG është gati të shpenzojë plot 210 milionë euro. Përkatësisht, për Bale, francezët ofrojnë 80 milionë euro, për Isco 70 milionë dhe për Kross 60 milionë.

/Ora News.tv/