Një burrë 50 vjeçar nga Shijaku është denoncuar tri herë në të njëjtën ditë në policia nga tri femra rreth të 30-vjeçe. Burri ka dërguar mesazhe denigruese nëpërmjet rrjeteve sociale dhe telefonit ndaj femrave.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50 banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases V.H, vjeç 32, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases M.L vjeç 31, banuese në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 06.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.K, vjeç 50, banues në Shijak, pasi nëpërmjet rrjetit social  dhe telefonit, ka dërguar mesazhe denigruese e fyese ndaj shtetases K.K vjeç 28, banuese në Shijak. Neni 275 i Kodit Penal.

/Ora News.tv/