"Çmendet" City, 120 milionë euro për yllin e Juventusit

"Çmendet" City, 120 milionë euro për yllin e

Pep Guardiola nuk di të ndalet. Pasi ka sjellë në "Etihad Stadium" shumë nga yjet botërorë, trajneri spanjoll ka vendosur në radarët e tij një tjetër talent. Bëhet fjalë për Paulo Dybala, i cili nuk po kalon një moment të mirë te Juventusi.

Situata mund të ndihmojë skuadrën angleze për të gjetur një akord me argjentinasin dhe për këtë punë Guardiola ka angazhuar drejtorin e përgjithshëm të Cityt, Ferran Soriano. Ai do të ndjekë nga afër paraqitjet e Dybala gjatë muajve të ardhshme, ndërsa "Tuttosport" thekson se Soriano e ndoqi nga afër Dybala mbrëmjen e 27 janarit kundër Lazios.

Për kartonin e Dybala, besohet se Manchester City është e gatshme të ofrojë plot 120 milionë euro, çka do e bënte argjentinasin si futbollistin më të shtrenjtë te "Qytetarët".

EMISIONET