Arsenali është i gatshëm të ofrojë sulmuesin Olivier Giroud si pjesë e ofertës së tyre për të nënshkruar me sulmuesin gabonez të Borussia Dortmund, Pierre-Emerick.

Sipas prestigjozes "The Sun" topçijtë janë të prirur për të sjellë Aubameyang në stadiumin "Emirates" duke parë dhe situatën që po kalon Alexis Sanchez, me kilianin që është i lidhur me një kalim tek United-it.

Për të bindur homologët e Dortmund, drejtuesit e Arsenalit  pritet të ofrojnë 30 milionë paund plus Giroud. Ish sulmuesi i Montpellier do të ishte i lumtur nëse kjo marrëveshje do ndodhte pasi këtë sezon po aktivizohet me pikatore nga Wenger, me këtë të fundit që preferon të aktivizojë sulmuesin tjetër francez Lacazette.

/Ora News.tv/