Saimir Kodra, i ftuar në ‘Mos i fol Shoferit’ nga Rudina Dembacaj është pyetur për rininë e tij dhe propozimin më spektakolar që i ka bërë një femre. Duke ruajtur notat e humorit, ai tregoi se nuk ia ka bërë akoma, si dhe shtoi se bashkëshortja e tij e ka propozuar vetë. “Më ka propozuar ajo më duket. Se di se mbaj mend. Nuk kam bërë kështu propozime nga këto infantile: Të dua, do të të marr për grua. Dhe nuk bëj në përgjithësi në jetë,” – u shpreh ai. Duke vazhduar më tej bisedën, Saimiri tha se është më shumë njeri praktik që pëlqen udhëtimet dhe nuk i bën shpesh supriza partneres së tij. Fakti që është njeri publik bën që të jenë të prirur të largohen nga kamerat dhe qyteti për pjesën më të madhe të kohës së lirë. /oranews.tv/

/Ora News.tv/