Dy muaj ka zgjatur "thatësira" e Sokol Çikalleshit në Superligën turke.

Sulmuesi kavajas ka qënë titullarë për skuadrën e tij, Osmanlispor përballë Trabzonspor-it, duke shënuar gol, që ndihmoi skuadrën të marrë një pikë.

Një takim i nisur në mënyrën më të keqe për skuadrën e Çikalleshit që pësoi dy gola brënda 15 minutave të para. Por rikthimi në fushë pas pushimit të pjesës së parë, ishte i mirë për vendasit që ngushtuan rezultatin me autor Cagiran.

Pesë minuta më vonë ishin përsëri miqtë që shënuan për 3-1. Pas këtij goli, në skenë doli sulmuesi kuqezi që pasi dribloi një mbrojtës, goditi me të majtën duke dërguar shifrat në 3-2.

Goli i Cagiran shtatë minuta nga fundi i siguroi një pikë Osmanlispor që pas 29 javësh kampionat ka grumbulluar 29 pikë, dhe momentalisht gjendet në një pozicion që të dërgon një kategori më poshtë.

/Ora News.tv/