Çifti nën hetim për pozat nudo në vendin mysliman konservator

Çifti nën hetim për pozat nudo në vendin mysliman

Një çift danez që pozoi nudo në një piramidë në Egjipt po hetohet pasi po qarkullon edhe një video e tyre duke kryer marrëdhënie seksuale.

Incidenti ka shkaktuar zemërim në vendin mysliman konservator.

Prokurorët do të shqyrtojnë nëse videoja është reale, dhe nëse ishin ata që u ngjitën në strukturën e gjatë prej 140 metrash, raportoi gazeta Al-Ahram.

Zyrtarët fillimisht sugjeruan se pamjet mund të jenë të rreme, por mbetet për tu vërtetuar.

Piramida e Madhe e Gizës, e njohur edhe si Khufu ose Cheops, është një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë.

EMISIONET