Çifti në Kaliforni mohon torturën ndaj 13 fëmijëve

Çifti në Kaliforni mohon torturën ndaj 13 fëmijëve

Prindërit e akuzuar për mbajtjen e 13 fëmijëve të tyre në pranga në një shtëpi në Kaliforni kanë deklaruar se nuk janë fajtorë. David Turpin 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij Louise 49 vjeçe po përballen me akuzën e torturës, abuzimit dhe burgimit të fëmijëve.

Çifti u shfaq para gjykatës pasi prokurorët lexuan akuzët.

Prokurori i Qarkut tha se çifti dyshohet se i ka ndëshkuar fëmijët e tyre duke i lidhur duke përdorur litarë dhe më vonë duke i lidhur në shtretrit e tyre. Prokurorët thanë se provat rrethanore treguan se fëmijët nuk u liruan nga zinxhirët as për të shkuar në tualet.


EMISIONET