Episod surreal gjatë dasmës në Abruzzo, Itali. Fatkeqësisht dasma u la përgjysmë. Nuk ka as muaj mjalti, sigurisht.

Ngjarjen e rrëfen muzikanti i mbrëmjes, Willi, në lidhje telefonike me emisionin "Lunatici" në "Rai Radio2": "E kapën dhëndrin duke festuar pak çuditshëm, ishte rrëfimi i tij. Dhëndri nuk po gjendej, duhet të dilte torta, por ai ishte zhdukur. Mendonin se mos ndoshta nuk ishte mirë me shëndet, apo mos kishte dalë për të tymosur një cigare. Por, një i afërm i nuses e gjeti në banjo 'duke festuar". Po bënte seks me shokun e tij"

"Nuk po e paragjykoj marrëdhënien mes meshkujve, por sapo je martuar dhe të kapin 'mat' bë banjo me mikun tënd..." ka shtuar Willy.

"Ka diçka që nuk shkon. Fatmirësisht më paguan, edhe pse nuk këndova deri në fund. Festa nuk degjeneroi në grushta, askush nuk u rrah, por nusja nisi të qajë dhe ai nuk është se doli mirë në sy të njerëzve", shtoi muzikanti.

Në  29 vjet që ushtroj këtë profesion, nuk më kishte ndodhur kurrë diçka e tillë."

/Ora News.tv/