Çifti i shkakton 28 thyerje kockash fëmijës 4 muajsh

Një çift është burgosur për tetë vjet pas shkaktimit të 28 frakturave në kocka ndaj një foshnje vetëm 4 mujsh.

Adam Jendrzeczak, 32 vjeç, dhe partnerja e tij Aleksandra Kopinska, 22-vjeç, i  thyen gjunjët, këmbët, brinjët dhe krahët e foshnjës në një banesë në Brighton.

Dyshja që kreu abuzimin është përpjekur për të fshehur lëndimet e fëmijës nga mjekët për disa javë, duke e lënë atë në 'dhimbje' të jashtëzakonshme.

Gjyqtarja që dënoi çiftin, Christine Henson tha se ata treguan mizori të ligë ndaj një fëmije të vogël.

Jendrzeczak ka një dënim të mëhershëm në vitin 2011 për dhunë në familje, që besohet të jetë kundër nënës së tij.

Abuzimi doli në dritë në shkurt 2017 kur djali u dërgua në spital me një krah të thyer. Policia arrestoi dyshen, e cila pretendoi se fëmija ishte rrëzuar.

Ryan Richter, duke akuzuar, shpjegoi: "Më pas u zbulua se kishte lëndime të mëtejshme dhe të gjera, duke përfshirë 20 fraktura në brinjët e tij, thyerje të të dy gjunjëve dhe të dy këmbëve të tij".

EMISIONET