Chris Brown shton një tjetër shqiptare në listën e tij

Ylli i popit Chris Brown duket se e pëlqen shumë muzikën shqiptare.

Nuk dihet nëse faqen në Instagram e menaxhon vetë, por në listën e personave që ndjek numërohen disa artiste shqiptare.

Ndër to janë Era Istrefi, Elvana Gjata, Rita Ora, Nora Istrefi, Samanta Karavella dhe Baby G.

Së fundmi, listës i është shtuar reperja më e vogël në estradën shqiptare, Rina Balaj.

Është parë që shpesh herë Chris Brown bën komente tek ndjekësit e tij prandaj thuhet se i menaxhon vetë rrjetet sociale.

EMISIONET