Chris Brown fut në sherr Rihannën me të dashurin miliarder?

Rihanna merr miliona reagime nga postimet në Instagram, por nuk i ka shpëtuar komenti i ish-të dashurit Chris Brown.

Pasi promovoi linjën e re të të brendshmeve, këngëtari shkruajti: “Vazhdo të ecësh para mbretëreshë”. Nuk mungoi edhe kërkesa e Chris që të dëgjojë sa më shpejt një këngë të re.

Burime për mediat e huaja konfirmojnë se Rihanna i ka lexuar komentet dhe ndihet shumë e emocionuar. Madje mendohet se asaj i janë kthyer në mendje disa momente të bukura që ka kaluar me Chris dikur.

Nuk dihet nëse këto lajme që qarkullojnë do të ndikojnë në lidhjen e saj me të dashurin miliarder, Hassan Jameel.

Rihanna ka gati një vit që nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor. Thuhet se këtë vit do vijë me një album të ri, por ende  nuk është konfirmuar.

EMISIONET