Chongqing hap "kasafortën", ofertë faraonike për Iniestën

Chongqing hap "kasafortën", ofertë faraonike për

Çmenduritë për të transferuar Andres Iniestën në kampionatin kinez të futbollit nuk kanë të ndalur.

Sipas “El Mundo Deportivo”, presidenti i skuadrës kineze Chongqing Dangdai, Lizhang, i ofron "Don Iniestës" 27 milionë euro neto në sezon për tre vitet e ardhshme, pagë e cila kalohet vetëm nga shuma që përfitojnë Lionel Messi dhe Neymar Jr dhe që është shumë më e lartë se paga e Cristiano Ronaldos.

Por jo vetëm kaq, sepse në ofertë përfshihen edhe 6 milionë shishe verë “Bodega Iniesta”, me kosto 6 euro një shishe.

Përfitimet për Iniestën do të jenë edhe më të larta nga të ardhurat që do të sigurohen nga të drejtat e imazhit, që futbollisti dhe klubi do t’i ndajnë 50 me 50.

“Truri” i mesfushës së Barcelonës të premten e kaluar njoftoi lamtumirën nga klubi ku ka kaluar të gjithë karrierën e tij, por pa e zbuluar destinacionin e ri.

EMISIONET