Chelsea i çmendur pas Maurizio Sarri-t.

Skuadra londineze  po bën gjithçka për të ulur në stol teknikun napoletan dhe ka ofruar 4 milionë euro për shërbimet e tij, por presidenti i Napoli-t, Aurelio De Laurentiis dëshiron se duhen 8 milion euro për ta lënë të lirë.

Trajneri është zëvendësuar nga Carlo Ancelotti, por ai është ende në kontratë me Napolin deri në vitin 2020, me një klauzolë lirimi që është e vlefshme deri në fund të këtij muaji.

Deri sa të lirohet nga ajo marrëveshje ai nuk mund të nënshkruajë për një klub tjetër, pavarësisht se tashmë ka një marrëveshje me "blutë".

Momentalisht, tekniku përfiton një rrogë relativisht të ulët prej 1.5 milion euro në sezon, kështu që De Laurentiis është mjaft "i lumtur" të luajë kartat dhe të rrezikojë që të ketë dy trajnerë nën kontratë.

Një transferim i Sarri-t tek Chelsea do të sillte shkarkimin e trajnerit aktual të londinezëve, Antonio Conte që në sezonin që sapo lamë pas e rënditi skuadrën në vendin e 5-të, pozicion që të kualifikon në Europa League sezonin tjetër.

/Ora News.tv/