Alex Sandro dëshiron të largohet nga Juventusi, i cili do të jetë i gatshëm ta shesë atë për rreth 57 milion euro.

Sipas gazetave angleze, ylli brazilian u kërkua nga Chelsea në verë, por bardhezinjtë refuzuan madje të konsideronin shitjen e një prej yjeve të tyre.

Megjithatë, mbrojtësi ka pasur një fillim të dobët në sezonin, të cilin menaxheri i përgjithshëm Giuseppe Marotta ka vënë në çështje personale.

Gazeta deklaron se i ka thënë klubit se ai dëshiron të largohet dhe kampionët italianë do të bëjnë biznes për rreth 50 milionë funte, me Chelsea-in, që mund të “rrëmbejë” brazilianin nga bardhezijtë.

/Ora News.tv/