Chelsea "godet" në merkato, firmos me mbrojtësin danez

Andreas Christensen është "blerja" më e re e Chelsea.

Mbrojtësi  21 vjeçar i cili është kthyer në një nga lojtarët kryesorë nën drejtimin e Antonio Contes, duke zhvilluar 22 ndeshje deri më tani ka zgjatur kontratën më kampionët e Anglisë deri në qershorin e vitit 2022.

Lojtari danez ishte blerë nga Chelsea në vitin 2012, ndërsa ishte lënë si huazim për dy vite te Borussia Monchengladbach.

“Ndjehem shumë mirë që kam nënshkruar kontratën e re me Chelsea dhe do të vazhdoj për këtë klub. Kam luajtur shumë ndeshje dhe jam duke i kënaqur, që gjithçka po ecën mirë”.-ka deklaruar mbrojtësi që është edhe pjesë e kombëtares daneze.

 

EMISIONET