Chelsea është në krizë, Chicharito i jep një pikë West Ham

Chelsea është në krizë, Chicharito i jep një pikë

Që Chelsea po kalon një periudhë shumë të vështirë, nuk është më një lajm, me "blutë" që pasi u mundën 3-1 nga Tottenham nuk ka mundur të reagojnë, duke marrë një barazim 1-1 përballë West Ham.

Në "Stamford Bridge" ishin vendasit që shënuan të parët, me Azpilicueta që bëri gjithçka mirë, në zonën e vogël të Hart, për ta shtyrë topin më pas drejt rrjetës. Me rezultatin 1-0, Chelsea iu drejtua dhomave të zhveshjeve, ndërsa me nisjen e pjesës së dytë, "çekiçët" vendosën baraspeshën.

Ishte i sapo futuri Chicarito, që i mjaftun tre minuta për të gjetur rrjetën.

Pas këtij barazimi, Chelsea mban vendin e 5-të me 57 pikë, ndërsa West Ham e dërgon në +6 distancën me zonën e ftohtë.

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

EMISIONET