Charles Leclerc: Ferrari një ëndërr fëmijërie

Charles Leclerc: Ferrari një ëndërr fëmijërie

Me Kimi Raikkonen që është futur në vitin e fundit të kontratës me skuderinë Ferrari, zëvendësuesi potencial i finlandezit mund të jetë piloti francez Charles Leclerc. Në këto konkluzione kanë dalë gazetarët italian, Luca Budel dhe Pino Allievi:

"Ndoshta Kimi nuk u tregua i shpejtë në Monza sepse ai e di se kontrata e tij nuk është rinovuar",-tha Budel.

"Ferrari u përpoq ta transferonte atë me një ekip tjetër (Haas), por përgjigja ishte jo dhe Charles kishte vetëm një kontratë dy vjeçare. Kështu gjërat u kthyen në favor të tij."-deklaroi Allievi.

Megjithatë, piloti Leclerc nuk ka pohuar asgjë.

"Unë nuk e di, ata janë mjaft të njohur me mua si një shofer tani dhe kështu ata do të vendosin nëse është e mjaftueshme apo jo. Unë jam ende i ri dhe kam shumë për të mësuar, por nëse është situata që shkoj te  Ferrari, do të realizohet ëndrra ime, por nuk mund të them nëse jam gati apo jo. "-pohoi piloti francez. 

Leclerc ka marrë 13 pikë për Sauberin deri më tani.

EMISIONET