Channing Tatum "shkrihet" pas këngëtares seksi

Në tetor të vitit të kaluar u përhapën fjalë se Channing Tatum dhe Jessie J kanë nisur një histori dashurie.

Mbrëmjen e së premtes, aktori vendosi të tregojë publikisht adhurimin që ka për këngëtaren.

38-vjeçari komentoi në një fotografi të Jessie J në rrjete sociale duke shkruajtur: "Modelja më seksi që promovon ushqim në Instagram deri tani."

Në imazh, këngëtarja shfaqet me bikini të zeza dhe me një bluze rrjetë. Mbetet për tu parë nëse do vendosin të dalin publikisht bashkë dhe të konfirmojnë se po shijojnë një histori të bukur dashurie.


EMISIONET