Emocionet e kompeticionin më të madh për klubet europiane, Uefa Champions League rikthehet sonte me dy ndeshje që pritet të rezultojnë spektakolare.

Vëmendja e të sportdashësve do të ngulitet padiskutim drejt Francës, aty ku Paris Saint Germain pret kampionët në fuqi, Realin e Madridit.

Në "Parc de Prince" spanjollët janë më të avantazhuar, pas fitores 3-1, që madrilenët arritën në fushën e tyre, dy javë më parë.

Emocionuese pritet të rezultoj dhe 90 minutëshi i dytë në "Anfield Road". Pavarësisht fitores 5-0 në "El Dragoa" Jurgen Kloop ka theksuar se Liverpool nuk do ta nënvlerësoj kundërshtarët e Portos.

/Ora News.tv/