Sonte në mbrëmje kompeticioni i Uefa Champions League sjell të tjera duele interesante, me grupet E, F, G dhe H që luajnë ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Në grupin E, situata është shumë e paqartë, me Liverpool, Sevilla e Spartak Moskoë që “luftojnë” për 2 vendet që të dërgojnë direkt në fazën tjetër, me njërën nga këto ekipe që do “rrëshkasë” në Europa League.

Në “Enfield” Liverpool i duhet një rezultat pozivit kundër rusëve të Spartakut që janë të dënuar për të fituar kundër “The Reds” dhe të shpresojnë tek një rezultat negativ në ndeshjen tjetër të grupit, atë mes Maribor e Sevilla, me spanjollët që kanë gjithçka në dorën e tyre për të vazhduar edhe më tej aventurën në Champions.

Në grupin F, italinët e Napolit vizitojnë “Roterdamin” , me Hysajn e shokë që kërkojnë patjetër 3 pikët dhe një haps fals të Shaktarit të Donetskit që pret Manchester Cityn e kualifikuar tashmë, për të kaluar më tej.

Kampionët aktual të Realit të Madridit presin në “Bernabeo” Dortmundin, me gjermanët që duhet të sigurojnë rezultat më të mirë se Apoeli (që viziton Tottenhamin) për të mos humbur pjesëmarrjen në Europa League.

Në grupin G, dilemat janë se kush do jetë skuadra e dyta më e mirë e grupit, me turqit e Besiktash që e kanë siguruar kalimin në fazën tjetër e me Monaco që i ka dhënë para kohe lamtumirën kompeticionit. Porto e Lajpzig tentojnë vetëm fitoren në shtëpi, ku respektivisht presin Monaco e Besiktash.

/Ora News.tv/