Çfarë po ndodh me WhatsApp, ndërpritet shërbimi i aplikacionit në Shqipëri

Çfarë po ndodh me WhatsApp, ndërpritet shërbimi i

Përdoruesit e WhatsApp në Shqipëri si edhe në të gjithë botën kanë probleme me aplikacionin në shërbimin e bisedës.

Problemi ka filluar rreth orës 7:10 mëngjesin e së premtes dhe përdoruesit e tij nuk janë në gjendje të dërgojnë apo të marrin mesazhe nga miqtë e tyre.

 WhatsApp është një nga shërbimet më të përdorura të bisedave në botë

Kompania ende nuk ka dalë në një deklaratë për të shpjeguar shkakun e ndërprerjes së shërbimit ndërsa po punon për zgjidhjen e problemit. Por nuk dihet ende se sa kohë duhet që aplikacioni të fillojë të punojë normalisht

Ndërprerja e shërbimit ka goditur më shumë Evropën por edhe vende si Malajzia, Indonezia si edhe Kinën, Arabinë Saudite, Indinë, SHBA-në dhe Sri Lankën.

/Oranews.tv/

EMISIONET