Babastars është një label që ka mbledhur disa prej reperëve me të mirë në Kosovë për të sjellë hite të ndryshme për publikun shqiptar në të gjithë botën.

Skivi është një prej tyre, i cili të gjithë këngët i publikonte në kanalin e Youtube të grupit, ndërsa këtë herë na ka habitur me veprimin e tij.

Projektin e tij të ri muzikor 'Dita Nata' e ka sjellë në një kanal të vecantë, të quajtur Skivi Babastars. Në fund të klipit të mbushur me vajza seksi arrijmë të dallojmë se në yllin që simbolizon grupin e tyre shkruan vetëm Skivi.

Mund të jetë kjo një shenjë që ka patur konflikte në grup, por mbetet për tu parë me kalimin e kohës nëse reperi është larguar nga grupi apo është një strategji e re për tu njohur ndryshe në publik.

Megjithëse emri i dytë që ka përdorur në kanalin e tij personal tregon se gjërat vazhdojnë të jenë të njëjta.

/Ora News.tv/