Një balenë-peshkaqen notonte poshtë një anije plot me turistë që nuk e kishin idenë që ndodhej aty.

Balena është fotografuar në Coral Bay, Western Australia nga Tom Cannon.

26 vjeçari arriti që të kapë imazhin e jashtëzakonshëm të balenës.

"Ajo quhet balenë-peshkaqen dhe është peshku më i madh në planet. 

Ajo e shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke jetuar misteriozisht në thellësi të paarritshme nga njeriu, por nga marsi deri në korrik mund të shihet në Gjirin e Koralit dhe në Exmouth të Australisë,"-thotë fotografi.

/Ora News.tv/