Çfarë ndodh nëse nuk i lan dhëmbët para se të flesh

Çfarë ndodh nëse nuk i lan dhëmbët para se të

Të shumta janë këshillat që vijnë nga stomatologët për trajtimin e dhëmbëve.Ka disa që mendojnë se dhëmbët duhen larë para se të flesh dhe të tjerët mendojnë se dhëmbët duhen larë dy herë në ditë.Disa nuk e konceptojnë dot të flenë pa larë dhëmbët,të tjerët i lajnë vetëm në mbrëmje,ndërsa disa të tjerë i lajnë vetëm në mëngjes. Nëse je në grupine atyre njerëzve që kanë pjesë të rutinës së tyre t'i lajnë dhëmbët një herë në ditë ,ka diçka që duhet ta dish.

Një dentis tregon, se pas ushqimit të gjitha bakteret "streohen"në dhëmbë.Nëse nuk i largon menjëherë pas ushqimit,ato do të shumohen dhe do të jenë rrezik për prishjen e dhëmbëve.Për më tepër,të gjitha përbërjet acide të ushqimeve që nuk largohen nga dhëmbët janë po ashtu një rrezik i shtuar,që mund te ndikojnë në rrënjët e dhëmbëve dhe kavitetin e tyre. Të shkosh në shtrat pa larë dhëmëbët është një gabim i madh dhe sa më shumë kohë të kalojë,aq më shumë dëmë mund të sjëllë kjo neglizhencë.

Stomatologët rekomandojnë që larja e dhëmbëve të bëhët të paktën dy herë në ditë ,njëra prej këtyre duhet të jetë patjetër përpara së të flesh.Duke i larguar me furçë të gjitha bakteret nuk do t'u lësh atyre asnjë hapsirë të akomodohen në gojë dhe të jenë rrezik për të dëmtuar dhëmbët.Në raste se nuk ke mundësi për ti larë dhëmbët  dy herë në ditë  stomatologët rekomandojnë fillin dentar,i cili ndihmon për të pastruar çdo mbetje ushqimi në gojë .

EMISIONET