Çfarë ndodh kur nuk flemë gjumë mjaftueshëm?

Çfarë ndodh kur nuk flemë gjumë mjaftueshëm?

Gjumi është pjesë e rëndësishme e jetës, këtë gjë e dimë tashmë, por studiuesit dhe mjekët janë ata që po e theksojnë më shpesh për shkak se interneti dhe qasja në botën virtuale po ndikon negativisht tek shëndeti.

Rekomandohet të flesh së paku 8 orë.

Ka disa arsye se përse duhet të flemë gjumë mjaftueshëm dhe këto janë disa nga ndryshimet që mund të na ndodhin nëse nuk marrim në konsideratë këshillat.

Së pari, mungesa e gjumit pasqyrohet në fizikun tonë, në fytyrë, kur nuk kemi fjetur mirë një natë më parë të gjithë na pyesin pse jemi të enjtur dhe të lodhur, kjo ndodh për shkak të mungesës së gjumit. Gjithashtu poshtë syve krijohen rrathë të nxirë që nuk mund të zhduken kaq kollaj.

Së dyti, je më i prirur të prekesh nga sëmundjet. Nëse fle shumë gjumë ose nëse ke mungesë të theksuar të gjumit je më i prekshëm nga problemet në zemër dhe presionin e lartë të gjakut.

Së treti, ka rrezik të shtosh peshë. Nëse fle shumë gjumë, do të ulet niveli i Leptinës duke stimuluar kështu hormonin e quajtur Ghrelin që rrit oreksin për ushqim.

Së katërti, mund të dëmtojë trurin. Nëse fle shumë gjumë ka lidhje me një shkallë depresioni e cila mund të shoqërohet me ndjenja ankthi dhe stresi. Kjo gjë mund të përparojë deri në të përjetuarit e çrregullimeve të personalitetit dhe një sëmundje që quhet bipolar disorder.

Së pesti, gjumi i rregullt ndikon në përmirësimin e memories. /ATA/

EMISIONET