Miliarderja më e vogël në botë, Kylie Jenner është larguar nga hoteli i saj në Miami me sy të nxirë.

Ylli i televizioneve u mundua që të fshihte fytyrën e saj ndërsa doli nga hoteli luksoz me të dashurin Travis Scott.

20-vjeçarja u përpoq që të mbulonte fytyrën e nxirë me xhaketë, por shenja në syrin e saj të djathtë ishte e dukshme.

Nëna e re hypi në makinë me mikun e saj më të mirë Jordyn Woods.

Nuk dihet ende se çfarë mund të ketë ndodhur me Kylie.

Ajo solli në jetë vajzën e saj Stormy vetëm pak kohë më parë.


/Ora News.tv/