Çfarë e bën një këngë të famshme?

Çfarë e bën një këngë të famshme?

"Një këngë që përshtatet shumë për klubet e natës ka më shumë mundësi që të fitojë klikime dhe vëmendje se një baladë depresive që bëhen gjithnjë e më të zakonshme”, thuhet në një studim.

Më shumë këngë të suksesshme kanë femrat se meshkujt. Zbulimet për tendencat muzikore janë botuar në revistën Royal Society Open ku studiuesit e Universitetit të Kalifornisë analizuan mbi 500 mijë këngë të publikuara nga 1985 në 2015.

“Përdorimi i emocioneve pozitive ka rënë gjatë viteve të fundit dhe treguesit e vetmisë dhe izolimit social janë rritur në këngë. Megjithatë këngët më të suksesshme janë më të lumtura, më të gjallëruara, të kërcyeshme dhe pothuajse aspak të trishtueshme si shumica e këngëve”, zbuloi studimi.

U vu re edhe rënia e suksesit në muzikën rock duke sjellë më shumë interes për këngët pop, hip hop, RnB dhe xhaz.

Studiesit zbuluan se prezenca e meshkujve këngëtarë në këngët e famshme ka rënë në 30 vitet e fundit, ndërkohë që femrat kanë qenë tëpër të njohura gjatë dekadës së fundit.

22.4% e artistëve nga 600 këngë të njohura mes 2012 dhe 2017 ishin femra, të cilat pëlqeheshin më shumë në këngë solo se sa në duet.

EMISIONET