Cërrik, motoçikleta del nga rruga, plagoset 45-vjeçari

Cërrik, motoçikleta del nga rruga, plagoset 45-vjeçari

Një 45-vjeçar, i cili po udhëtonte me motoçikletë ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti.

Policia sqaron se "në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, në fshatin Gjonme, shtetasi A.H., rreth 45 vjeç,  banues në Durrës, duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motocikletës, jashtë rrezikut për jetën."

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(Foto Arkiv)

EMISIONET