Cërrik, kambistit i dalin para me pistoletë i marrin 1.3 milione lekë
Një kambist është grabitur në momentin kur ka tentuar të hyjë në makinë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 06.40 minuta, në lagjen nr.1, në qytetin e Cërrikut.
"Shtetasi A. N., 51 vjeç, deklaron se në momentin që ka futur lekët në makinë, në afërsi të mjetit një person i pa maskuar dhe me një armë dyshohet pistoletë i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë" informoi sot policia lokale.
Menjëherë në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Kambisti është shoqëruar në policia dhe po merret në pyetje. Nga informacionet e para të grupit hetimor mësohet se në momentin kur grabitësi e ka kërcënuar me armë, 51 vjeçari i ka dhënë lekët, shumë e cila është rreth 1.3 milionë lekë, informon Ora News.