Presidenti i Cagliarit, Massimo Cellino, ka mbrojtur veprimet e tij pasi ndeshja e mbrëmshme ndaj Romës u anulua.

Pasi kontrolli në hyrje të stadiumit të Cagliarit dështoi, autoritet vendosën që ndeshja të luhej prapa dyerve të mbyllura. Por Cellino publikisht kërkoi nga tifozët që kanë bileta sezonale të ngjiten në stadium, që bëri që ndeshja të shtyhet.

“Unë i ftova tifozët të futen në stadium për të shmangur kaosin. Doja të shmangia situatën ku vetëm tifozët ultra të dalin dhe krijova idenë që edhe njerëzit që kishin bileta sezonale po ashtu të mund të futen”, ka thënë Cellino për ANSA.

/Ora News.tv/