Celine Dion tregon motivin për të jetuar

Këngëtarja humbi bashkëshortin në vitin 2016 pas një beteje të gjatë dhe të ashpër me kancerin.

Celine Dion ka rimarrë veten pothuajse plotësisht pas vdekjes së bashkëshortit, René Angelil.

Ajo gjeti fuqi te djemtë dhe muzika e saj. Kur nuk ka koncerte, artistja shpenzon kohën me tre djemtë. Ata janë arsyeja e çdo buzëqeshje të saj.

Këngëtarja e famshme ka treguar për revistën “People” se si po rrit binjakët dhe si po ia del me faktin që ata janë fizikisht të njëjtë, por kanë karaktere të ndryshme.

“Puna kryesore e ditës sime është momenti që të kaloj me fëmijët”, shprehet  Dion.

“Edhe pse binjakët janë shumë të ndryshëm, nëse njërit i pëlqen një bluzë, tjetri zgjedh veshje krejtësisht të ndryshme. Ata duan të jenë unik dhe këto gjëra të vogla janë të rëndësishme për zhvillimin e tyre mendor”, u shpreh ajo.

Celine kohët e fundit krijoi një linjë veshjesh për fëmijët pa dallime seksi, por rrobat janë universale për djemtë dhe vajzat.

EMISIONET