Për 15 ditë rresht, Tirana do të mirëpresë 214 artistë nga 18 shtete, që do të na dhurojnë çdo ditë një performancë ndryshe. Muzikë, valle dhe të tjera aktivitete do të krijojnë atmosferë për të gjithë ata që dashurojnë artin.  

Siparin ky festival e çel sot në orën 19:30 me një parade me daulle të ndriçuar me drita LED , për të zbritur më pas tek parkingu nëntokësor i sheshit “Skënderbej” dhe ndjekur në orën 20:30 me performancën 30-minuteshe “E Zakonshme” të krijuar posaçërisht nga artisti bashkohor Klod Dedja. Mbrëmja do të vazhdojë me një koncert live, aheng tirons nga këngëtari Rik Buneci dhe Orkestra. Ushqim, pije, kokteile dhe DJ-s do të shoqërojnë këtë mbrëmje underground e cila do të zgjasë deri në orën 02:00 të mëngjesit.

Reja dhe festivalet e saj janë të mbështetura që prej fillimit nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

/Ora News.tv/