Kompozitorit të mirënjohur italian Ricardo Cocciante, Bashkia e Tiranës i ka dhuruar në shenjë mirënjohje, çelësin e qytetit. Vetë kompozitori, i shoqëruar edhe nga këngëtarja shqiptare Elhaida Dani, u shpreh i surprizuar me ndryshimin rrënjësor që ka pësuar Tirana. Çmimin ia dorëzoi vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili tha se dy këngëtarët përfaqësojnë dy nga artistët më të dashur për shqiptarët.

 “Jam i sigurt që çelësi i qytetit të Tiranës është një tribut edhe në emër të prindërve tanë dhe gjeneratës së tyre për atë që përfaqësonte Cocciante, Italia dhe bota e civilizuar në ato vite”

 Në shenjë mirënjohjeje, kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ka dhuruar kompozitorit italian Riccardo Cocciante çelësin e qytetit. 

 Cocciante, i cili shoqërohej nga këngëtarja Elhaida Dani, u shpreh i surprizuar me ndryshimin e Tiranës, teksa Shqipërinë e ka vizituar për herë të fundit katër vite më parë.

 Cocciante: Ndihem si njëri prej jush. Falë këtij çelësi, tashmë ndihem si pjesë e këtij vendi dhe kjo më jep shumë kënaqësi. Faleminderit për miqësinë tuaj! Kam qenë këtu para katër vitesh dhe Tirana ka ndryshuar rrënjësisht, ka ndryshuar në sensin pozitiv. Dje ishim në një vend që ishte rinovuar totalisht, e mrekullueshme. Ju shpreh përgëzimet, sepse para disa vitesh kishte shumë punë për të bërë, iu vutë punës dhe dua të them se është një qytet që po rilind. Tirana po rilind, pikërisht nga problemet që ka pasur në të kaluarën dhe kjo duket qartë duke ecur nëpër qytet.

Ndërsa këngëtarja, Elhaida Dani, u shpreh e lumtur që do të përformojë me Cocciante-n.

Cocciante: Më ka mbështetur gjithnjë, vazhdon ta bëjë dhe fakti që pranon të kthehet gjithmonë në shtëpinë tonë është një nder për mua. Do performojë hitet e tij më të mëdha dhe do të kem fatin të këndoj me të.

Kompozitori italian Riccardo Cocciante së bashku me këngëtaren shqiptare Elhaida Dani do të këndojnë në skenën e Festivalit të 56 të Këngës në RTSH. 

/Ora News.tv/