Eksperti Enriko Ceko i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se Shqipëria ka produktivitet të ulët tek punëtorët, ndërsa shton se duhet ndërmarrë masa drastike për ata që nuk punojnë tokën.

Pjesë nga biseda: 

Ceko: Është e vërtetë që Shqipëria ka produktivitetin më të ulët në Evropë, me 15 euro në ditë. Produktiviteti më i lartë në Evropë është në Gjermani dhe Danimarkë me 600 euro në ditë. Meqë produktiviteti është i ulët, politikat e biznesit nuk kanë qenë të sakta.

Vetëm 400 mijë ha tokë shfrytëzohet me koeificentë shumë të ulët. Këta ikin dhe mbledhin përtokallet e grekut dhe italianit dhe 300 mijë hektarë tokë këtu rri bosh. Nëse nuk e punon tokën tre vjet të hiqet pronësia mbi tokën.

/Ora News.tv/