Çeki, Milos Zeman fiton mandatin e dytë 5-vjeçar për president

Çeki, Milos Zeman fiton mandatin e dytë 5-vjeçar për

Në zgjedhjet presidenciale të balotazhit në Çeki, Milos Zeman është rizgjedhur sërish president i Çekisë, për një mandat të dytë pesëvjeçar. Rezultatet zyrtare pas numërimit të fletëvotimeve tregojnë se presidenti pro-rus, Zeman ka fituar me 52% të votave, ndërsa rivali i tij pro-europian, Jiri Drahos fitoi 48%. 73 vjeçari Milos Zeman është presidenti i Çekisë prej vitit 2003.  Ai vazhdimisht ka shprehur këndvështrimet e tij, kundër migrantëve dhe përmirësimin e raporteve me presidentin rus, Vladidmir Putin, ndërkohë që Europa është e shqetësuar për ndërhyrjen e Moskës në çështjet perëndimore

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka fituar një mandat të dytë në detyrë pas një votimi të ngushtë të balotazhit, kundër rivalit të tij Jiri Drahos. 

Presidenti prorus, i cili kundërshton ashpër imigracionin dhe objektivat ndaj sanksioneve të Bashkimit Europian kundër Rusisë mori rreth 52% të votave, duke mundur  Drahos, një akademik pro Bashkimit Europian, por pa përvojë paraprake politike. 

Pjesëmarrja në votimet e së shtunës ishte mbi 66%. Roli i presidentit në Çeki ka ndikim tejet të madh në jetën politike. Presidenti i sapozgjedhur, Zeman mund të emërojë kryeministrin dhe të nënshkruajë ligjet e miratuara nga parlamenti. Ai i ka premtuar t'i japë Kryeministrit Andrej Babis, një shans të dytë për të formuar një qeveri, pasi kabineti i tij minoritar humbi në një votim të parlamentit javën e kaluar.  Pozita si president lejon gjithashtu, që Zeman të emërojë anëtarët e bordit të bankës qendrore dhe gjyqtarët.

Eksperët politikë tregojnë, se zgjedhjet presidenciale kanë pasqyruar qartazi ndarjet mes votuesve me të ardhura të pakta e me arsim të ulët që jetojnë në zonat rurale, të cilët kanë tendencë të votojnë për Zeman dhe banorëve të pasur, të mire arsimuar të qyteteve të mëdha, të cilët preferojnë rivalin Drahos. Ky i fundit deklaroi për BBC se donte t'i jepte fund klimës së populizmit dhe frikës në shoqërinë çeke, që mban vulën e presidencës Zeman. Në dallim nga Milos Zeman, 68-vjeçari Drahos është përkrahës i anëtarësimit në BE dhe NATO, megjithse kundërshton sistemin e kuotave të BE-së për shpërndarjen e emigrantëve.

EMISIONET