Ceka zbulon “fytyrën” e 2 ministrave: Ministrja e Kultures s'kthen përgjigjet, Klosi lë takim e më nxjerr sekretaren të tallet

Arkeologu Neritan Ceka në studion e “Arena” ka tha se prej disa vitesh me ekspertin Auron Tare po bëjnë një arkeologji nënujore dhe kanë gati një projekt për Porto Palermon.

Ceka tha se ky projekt ka mundësi të jepet me PPP dhe ka kërkuar konsulta më ministren e Kulturës aktuale, por edhe ish-ministren Kumbaro, por nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive.

Madje Ceka theksoi se ministrja aktuale e Kulturës nuk i kthen mesazhet.

Pjesë nga biseda: 

Ceka: Me Auron Taren po bëhet 15 vjet që bëjmë një arkeologji nënujore me një ekspeditë miliona dollarë të harxhuara ku shteti nuk ka futur asnjë lek.

Tare: As unë as ti nuk paguhemi, jemi vullnetarë.

Ceka: Kemi disa dhjetëra rezerva nënujore dhe nuk i japim koordinatat dhe kemi një projekt gati për Porto Plermon. Është gati e ka bërë Rajs Petrela që është një arkitekt dhe është një projekt për tu zbatuar dhe aty mund të pranohet një PPP.  E kam biseduar me ministren që ishte sepse këta nuk pranojnë as ide t'i japësh, sa  e vuri ujin në zjarr. Ka ardhur ministrja e re dhe ja kam thënë. I çoj ndonjë sms dhe nuk përgjigjet. Ajo të paktën përgjigjej ishte xhentile sepse ishte edhe frankofone, por kjo nuk e di nga vjen.  Nuk të jep as përgjigje. Prandaj them e kanë pushtuar këtë vend.

Hila: Është e re.

Ceka: Po të jap një ministër më të vjetër që është Klosi. Më jep një takim, i shkoj dhe nuk është në kohën e takimit. Të lë sekretarin të tallet me ty. Prandaj them që jemi një vend i pushtuar.

EMISIONET