Çeka "thumbon" tradhtarët: Me kombëtaren nuk luhet për vete, por për kombin

Çeka "thumbon" tradhtarët: Me kombëtaren nuk luhet

Barazimi 2-2 në miqësoren e zhvilluar pasditen e djeshme në fushën e stadiumit "Sopoti" ndaj Maqedonisë së Veriut, ka ngjallur entuziasëm te skuadra kombëtare e U-18.

Një gjë të tillë e pohon edhe portieri i kuqezinjve, Fatmir Çeka, i cili në konferencën për shtyp dërgoi sinjale të forta për ata që nuk preferojnë të veshin fanellën e kombëtares shqiptare në nivel ndërkombëtar.

"Të veshësh fanellën e kombëtares është një emocion i papërshkrueshëm dhe emocioni më i bukur në botë. Mendoj që të gjithë ata që e veshin këtë fanelë duhet të ndihen shumë krenar, pasi nuk prezanton veten por një komb të tërë. Duke u stërvitur sa më shumë ia arrin me punë të arrish objektivat. E rëndësishme është të fitojmë dhe të bëjmë më të mirën edhe në miqësoren e dytë nesër ndaj Maqedonisë së Veriut."-përfundoi Çeka.

Sfida e radhës për kuqezinjtë do të jetë ditën e nesërme në stadiumin” Sopoti”  të qytetit të Librazhdit. Kombëtarja do të luajë ndeshjen e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut.

EMISIONET