Çejku: Masat e marra nga Kosova ndaj produkteve serbe ndikim edhe në Shqipëri

Çejku: Masat e marra nga Kosova ndaj produkteve serbe ndikim edhe në

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se Shqipëria duhet të jetë më pranë Kosovës në fushën ekonomike, ndërsa shprehu shqetësimin se numri i kosovarëve që vijnë në Shqipëri ka pësuar rënie për shkak të Rrugës së Kombit.

Çejku: Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, kohët e fundit shoh gjithnjë e më pak makina me targa të Kosovës. Shqipëria duhet të jetë më pranë Kosovës, më e hapur dhe duhet të ketë komunikim për të ndarë sfidat e përbashkëta, qoftë për tregun rajonal, investimi për transmetimin e energjisë dhe kanalet e tjera të zhvillimit ekonomik. Shqipëria dhe Kosova nuk janë aty ku duhet për të qenë pranë njëra-tjetrës. Duhet të ketë një konvergjencë për gjëra konkrete. Ekonomia është e para, të gjitha të tjerat janë të kapërcyeshme. E ardhmja e ekonomisë së Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë një e ardhme e përbashkët. Masat e marra nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë kanë ndikim edhe në Shqipëri pasi një pjesë e produkteve serbe vijnë në Shqipëri. Dialogu midis dy qeverive duhet të jetë më serioz dhe të mos na ndodhi si në rastin e vendosjes së traut kur qeveria e Kosovës nuk kishte ndonjë qëndrim të sajin dhe nuk ka edhe sot.

EMISIONET