“Çdo gjë do dashuri” kënga fituese e festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë në Shkoder

“Çdo gjë do dashuri” kënga fituese e festivalit

Bashkimi bën fuqinë dhe kur brenda ka edhe dashuri, atëherë është e pamundur të mos triumfosh. 

I tillë ishte rasti i vajzave nga Elbasani, Iris Sula dhe Samanta Qoshku, që me këngën “Çdo gjë do dashuri” fituan edicionin e 56-të të festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë në Shkoder.

Me muzikë dhe orkestrim të Edmond Zhulalit dhe tekst të Ledi Shqiponjës, kënga mori pikët maksimale mes 22 interpretimeve. Ishin votat e fëmijeve konkurent që vlerësuan në të gjitha komponentët këtë këngë. Artistet e reja janë tejet të emocionuara për këtë çmim, pasi më herët kishin konkuruar si soliste, por këtë herë zgjodhën të vijnë në duet.

Drejtori i festivalit Kujtim Alija në përmbyllje të një tjetër edicioni të suksesshëm nuk fsheh kënaqësinë që merr kur sheh se talentet e reja jo vetëm nuk na mungojnë, por shtohen cdo vit.

Festivali i këngës për fëmijët mbylli kështu vitin e 56 të organizimit të tij, duke treguar edhe njëherë tjetër se në shtëpinë e tij, në Shkoder, gjen përherë mikëpritjen dhe shpirtin artistik të këtij qyteti.



EMISIONET