Në jetën e çdo burri është një grua të cilën e kujton gjithnjë me dashuri dhe trishtim të pashpjegueshëm.

Kjo ndodh, pavarësisht faktit se mund të ketë një martesë të lumtur prej shumë vitesh, dashuron gruan dhe fëmijët.

Le të provojmë të kuptojmë se kush janë këto vajza apo gra, që nuk mund të harrohen dot kurrë nga ish-partnerët e tyre:

1.Dashuria e parë

Pak burra arrijnë të harrojnë dashurinë e tyre të parë, ndjenjat që kanë patur në atë kohë. Dhe nuk ka rëndësi nëse kjo dashuri ka qenë reciproke apo e një anshme.  Ka qenë pikërisht në atë moment që burri pa nga ana tjetër dhe papritur u ndërgjegjësua që një grua mund të ndryshonte jetën e tij.  Ndjenjat e para janë më të pastrat, më naivet. Edhe pse iluzione dhe ëndrra për një arsye apo një tjetër, nuk justifikojnë shpresat dhe nuk u realizuan, burri nuk e harron kurrë dashurinë e tij të parë.

Ishte pikërisht ajo vajzë që zgjonte tek ai këto ndjenja të lehta dhe të dashura dhe për buzëqeshjen e saj, ai ishte i gatshëm të transformonte malet dhe të kthente mbrapsht lumenjtë.

2.Dashuria e pamundur

Një burrë mund ta ketë pëlqyer një vajzë apo një grua dikur shumë më pak se ç’e pëlqenin të tjerët, ose mbase nuk i pëlqente fare, por ai burrë dëshironte shumë që të flinte të paktën një herë me këtë grua. Ajo nuk pranoi t’i përkiste asnjëherë. Kjo grua ka prekur krenarinë mashkullore të tij dhe kjo është arsyeja pse mbeti gjithnjë në kujtesë.

3. Dashuria e humbur

 Ndodh shpesh që një burrë të ndërgjegjësohet se sa e ka dashur dhe vlerësuar një grua, vetëm pasi e ka humbur. Ajo iku dhe e gjithë jeta e tij humbi domethënien. Vetëm në vazhdim, do nisë të kuptojë gabimet e tij, kupton se ajo i dhuroi kohën e saj, por ai nuk diti ta vlerësonte. E ajo që është më e keqja: tani nuk mund ta kthejë më mbrapsht. Edhe pse, pas pak kohësh, ai burrë do dojë një grua tjetër, do e kujtojë gjithnjë atë që e mësoi të dashurojë vërtetë dhe që i theu zemrën.


/Ora News.tv/