"Ne mbështesin plotësisht nismat e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve euroatlantike. Disa shtete evropiane e shohin Ballkanin si një arenë konkurrimi"

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të vizitës së tij zyrtare. 

Ministri Cavusoglu i konsideroi të rëndësishme marrëdhëniet mes dy shteteve, por edhe mes dy popujve.

Po ashtu, në fjalën e tij, shefi i diplomacisë turke theksoi nevojën që organizatat dhe sistemet ndërkombëtare të jenë më efikase.

“Cila politikë e Bashkimit Evropian është e kënaqshme për Ballkanin Perëndimor? A mundet Kombet e Bashkuara ta përfaqësojnë botën sot? Jo. A janë gjithëpërfshirëse? Jo. A janë përfaqësuese? Jo. A mundën të ndalin ndonjë konflikt? Jo”, u shpreh Çavusoglu, duke shtuar se bota ka nevojë për organizata më të forta ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve.

“Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të mobilizohet. Duhet të jetë më demokratik dhe më përfaqësues. Ashtu siç ka nënvizuar presidenti ynë, bota është më e madhe se pesë”, shtoi ai.

Ai po ashtu tha se organizata terroriste FETO është mjaft aktive në Shqipëri dhe shtoi se ajo do të përbëjë kërcënim për cilindo shtet që e toleron atë.

Cavusoglu tha se Ballkani ka vend të posaçëm në politikën e jashtme të Turqisë, duke theksuar se Turqia do të kontribuojë për stabilitetin dhe mirëqenien e këtij rajoni.

“Ne mbështesin plotësisht nismat e Ballkanit Perëndimor në rrugën e integrimeve euroatlantike. Disa shtete evropiane e shohin Ballkanin, veçanërisht Ballkanin Perëndimor, si një arenë konkurrimi mes vete ose shteteve të tjera, madje, disa herë, ta lëmë Rusinë dhe të tjerët, në mes tyre dhe Turqisë. Ne nuk e shohim Ballkanin si arenë konkurrimi me ndonjë shtet tjetër ose me organizimin rajonal. Ne e shohim atë si një arenë për bashkëpunim më të mirë”, deklaroi Cavusoglu.

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike është shumë i rëndësishëm. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ne jemi të kënaqur nga bashkëpunimi ynë edhe atje”, shtoi shefi i diplomacisë turke.

Ministri turk gjithashtu nënvizoi se Turqia do të kontribuojë në vendet e Ballkanit edhe përmes investimeve.

“Vetëm në Shqipëri, vlera e investimeve direkte arrin në mbi 2,5 miliardë dollarë, teksa në të njëjtën kohë i inkurajojmë firmat tona t’i rrisin investimet”, tha Cavusoglu.

Ministri Cavusoglu, i cili qëndron për vizitë në Shqipëri, nesër do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, si dhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtëm, Ditmir Bushati, me të cilin do të mbajë një konferencë të përbashkët për mediat. /Anadolu Agemcy /

/Ora News.tv/