Carlo Ancelotti zbulon të ardhmen e Hysaj

Carlo Ancelotti zbulon të ardhmen e Hysaj

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, në momentin e duhur flet fjalën e duhur. Kështu, ai i ka hedhur ujë zjarrit të ndezur në kampin napolitan sa i përket çështjes së Elseid Hysaj. Në përfundim të takimit me Sassuolën, i vlefshëm për 1/8-at e Kupës së Italisë, trajneri foli pozitivisht për mbrojtësin e kombëtares shqiptare.

"Hysaj zhvilloi një ndeshje të mirë, me ndonjë gabim apo me ndonjë tjetër. Gjithsesi ajo ishte një ndeshje pozitive."-tha fillimisht Ancelotti.

Gjithashtu, ish-trajneri i Realit të Madridit iu përgjigj pyetjeve rreth të ardhmes së Hysaj.

"Çështja Hysaj është menaxhuar shumë mirë. Kemi patur një takim dhe kemi kuptuar se ai dëshiron të qëndrojë tek ne. Ne e vlerësojmë shumë atë, pastaj është një sezon i gjatë dhe çdo lojtar mund të ketë ulje-ngritjet e tij. Ai dhe menaxheri janë të qetë dhe kërkojnë të qëndrojnë te Napoli."-përfundoi tekniku italian.

EMISIONET