Cardi B ndahet nga Offset pas një viti martese

Cardi B ndahet nga Offset pas një viti martese

Cardi B dhe bashkëshorti i saj Offset janë ndarë pas një viti martesë.

Reperja njoftoi ndarjen në një postim në Instagram të martën.

26-vjeçarja u shpreh se i dha fund martesës me babain e vajzës së saj 15 muaj pasi u martuan në fshehtësi.

"Ne jemi miq të mirë, partnerë të mirë biznesi dhe kemi shumë dashuri për njëri tjetrin,"-tha reperja. "Po thjesht gjërat nuk kanë shkuar mirë mes nesh për një kohë të gjatë. Nuk është faji i askujt. Nuk jemi më bashkë dhe mendoj se duhet kohë për tu finalizuar divorci."

Cardi, e cila lindi fëmijën e saj të parë Kulture me Offset, në korrik, shtoi: "Unë do të kem gjithmonë shumë dashuri për të, sepse ai është babai i vajzës sime."


EMISIONET