Cardi B i kthehet fillimeve! Së shpejti vjen me film striptize

Cardi B i kthehet fillimeve! Së shpejti vjen me film striptize

Reperja më e famshme e momentit, Cardi B do të kthejë në vëmendjen e të gjithëve lëvizjet e saj si striptiste. Ajo do të jetë pjesë e filmit “Hustlers” ku do bëjë rolin e një ish-striptisteje dhe të gjithë janë të bindur se do ia dalë me sukses, raporton revista “Deadline”.

Në kast do jenë edhe emra të tjerë të njohur si Jennifer Lopez, Constance Wu, Keke Palmer dhe Julia Stiles. Filmi është inspiruar nga një artikull i vitit 2015-të nga revista amerikane Neë York Magazine, dhe bën fjalë për disa ish punonjëse të një klubi striptizi, të cilat iu kundërvihen klientëve të tyre nga Wall Street.

Ndërsa xhirimet do të fillojnë me 22 Mars në Neë York. Reperja Cardi B ka treguar edhe herë të tjera se është një striptiste e shkëlqyer.

Madje në klipin “Money” bëri disa lëvizje që “çmendën” rrjetin.  

EMISIONET