Fansat e reperes Cardi B kanë spekuluar se është në pritje të fëmijës së dytë. Por vogëlushja Kulture Kiari Cephus nuk do të bëhet ende motra e madhe e familjes.

Pavarësisht spekulimeve, Cardi B nuk është shtatzënë. Një burim pranë reperes zbuloi se nuk po pret një fëmijë të dytë, por bashkëshorti i saj dëshiron të zgjerojë familjen.

"Offset po përpiqet ta bindë që të kenë një fëmijë tjetër. Ai është i lumtur dhe krenar që janë sërish bashkë dhe dëshiron më shumë fëmijë. Offset ëshjtë i dashuruar kokë e këmbë me Cardi B dhe dëshiron që të jenë bashkë përgjithmonë. Ideja e zgjerimit të familjes e entuziazmon cdo ditë e më shumë", rrëfeu burimi për HollywoodLife.

Cardi u bë nënë për herë të parë në muajin Korrik dhe nuk është mësuar ende, prandaj nuk është gati që të rrisë një fëmijë të dytë, pavarësisht dëshirës. Ndër të tjera, reperja është fokusuar në karrierë dhe po merr cmime të mëdha në eventet muzikore.

/Ora News.tv/