Cardi B dhe Offset rikthehen bashkë 2 javë pas ndarjes së bujshme

Cardi B dhe Offset janë kthyer së bashku vetëm 2 javë pas ndarjes që pushtoi titujt e mediave.

Reperja dhe bashkëshorti i saj njoftuan ndarjen pas 1 viti martesë, por u ribashkuan gjatë pushimeve në Puerto Rico të premten.

Çifti është fotografuar së bashku ndërsa kalojnë momente të këndshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

TMZ raporton se dy këngëtarët shkuan në Puerto Rico me shoqërinë.

Cardi njoftoi ndarjen nga Offset në 4 dhjetor mes skandalit të tradhtisë së reperit.

Ai ka bërë çdo gjë për të fituar përsëri zemrën e Cardi B dhe në Festivalin e Muzikës Rolling Loud në L.A. fundjavën e kaluar e surprizoi në skenë duke i kërkuar falje.

Mesa duket ia arriti qëllimit të tij.

EMISIONET